Greva vazhdon, MASHTI: Kërkesa për 100 euro, vështirë e realizueshme

Greva ka vazhduar edhe më 2 shtator, disa nga shkollat që më 1 shtator kianë mbajtur mësim, ditën e dytë u janë bashkuar grevës. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit nuk jep shpresë se kërkesat e SBASHKUT mund të aporovohen

Ilustrim

Aspak i zakonshëm qe fillimi i vitit shkollor, mëgjithkëtë me datën 1 shtator jo të gjithë e kishin përfillur grevën në shkollat e Kosovës.

Ndër to Shkolla “Ali Sokoli” në Prishtinë, paraditën e të ënjtës kishte mbajtur mësim si rregullisht.

Por e nesërmja solli diçka të re. Edhe kjo shkollë u bashkua në Kërkesat e Sindikatës së Arsimit.

Të dyja vendimet kanë qenë vullnet i mësimdhënësve, ndërsa një gjë të tillë e pohon drejtori i kësaj shkolle Flamur Bujupi.

Flamur Bujupi, drejtor në shkollën “Ali Sokoli”, Prishtinë

“Mësimdhënësit me vetëdëshiren e tyre, me vullnetin e tyre, me vullnetin e lirë të tyre në të kaluarën, dmth disa ditë përpara kanë marrë vendim që procesi mësimor të fillojë i rregullt dhe në atë mënyrq ne i kemi njoftu nxënësëit që kanë ardhë dhe kanë mbajt mësim paradite. Dikun rreth orës 13/00 është bë një mbledhje e jashtzakonshme nga këshilli i mësimdhënësve të cilët prapë vullnetarisht kanë marrë vendim ti bashkohen grevës”, ka thënë Bujupi.

Nga ana tjetër zëvendësministrja e arsimit Edona Maloku thotë se gjendja me grevën është e larmishme në teren.

Edona Maloku, zëvendësministre e arsimit

“Kemi të dhëna se në shumicën e sistemit arsimor megjithatë vazhdon greva, mirpo që ka variacione edhe brenda kësaj. Do të thotë ka greva të tëra që nuk janë duke mbajt grevë, derisa ka te tilla që gjithadhtu edhe brenda shkollës, mësimdhenesit ose klasë të caktume disa mbajnë grevë, disa jo. Kështu që kemi një farë jo një trajtshmërie në aspektin e asaj se si është gjendja në teren”, ka theksuar Maloku.

Përderisa thotë se kërkesa e Sbashkut për 100 euro deri në aprovimin e Ligjit për Paga nuk është fort e mundur.

“Për këtë rritjen lineare prej 100 eurosh të ju them të drejtën është pak komplekse dhe pak e vështirë të realizohet”, shtuar ajo.

Përndryshe sot gjatë ditës SBASHKU është takuar me krerët e partive opozitare teksa kanë vazhduar të kritikojnë qeverinë për mos dialog me sindikalistët.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika