Aktorja Jane Fonda është diagnostikuar me kancer

Aktorja amerikane dhe fituesja e çmimit "Oscar", Jane Fonda, në llogarinë e saj në Instagram ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer

Aktorja amerikane, Jane Fonda

Aktorja 84-vjeçare, Jane Fonda, në rrjetin e saj social Instagram, ka zbuluar të premten e 2 shtatorit, se është diagnostikuar me kancer dhe se ka filluar me kimioterapi.

“Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj. Jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe kam filluar trajtimet kimio”, ka thënë Jane.

Gjithashtu, ajo është shprehur “Ky është një kancer i shërueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, kështu që ndihem shumë me fat.”

Jane Fonda

Sipas Fonda-s, kanceri është një mësues i mirë që të bën t’i kushtosh më shumë vëmendje vetes, kështu duke kuptuar edhe rëndësinë e komunitetit në mënyrë që të mos ndjehet e vetme.

“E di, mund të jesh vërtet i moshuar në moshën 60 vjeç dhe mund të jesh vërtet i ri në moshën 85 vjeç. Shëndet!” shtoi Fonda.

Për aktoren nuk kanë rëndësi mosha, kyqet e vjetra, por vetëm fakti që ajo është ende gjallë dhe ka besim në vete.

Postimi i plotë i Jane Fonda

Fonda, gjithashtu, ka thënë se ajo është “e privilegjuar” për të qenë në gjendje të përballojë një kujdes shëndetësor cilësor, ku shumë të tjerë nuk munden. Ajo përdor diagnozën e saj si një thirrje për veprim gjatë “kohës më të rëndësishme në historinë njerëzore”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika