Osmani, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë, për nder të 25-vjetorit të vdekjes së saj

Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, të hënën kanë bërë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së saj.

Për nder të kësaj dite do të mbahen një varg aktivitetesh. Në orën 09:30, presidentja Osmani bashkë me kryeministrin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren.

Ipeshkvia e Kosovës në orën 11:00 mban meshën solemne të Festës së Shën Nënë Terezës, e cila sivjet koincidon me 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim, 6-vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku dhe 5-vjetorin e shugurimit të Katedrales, raporton EO.

Ndërkaq, me rastin e “Ditëve të Nënë Terezës”, në orën 15:00, në një ceremoni të veçantë, në Kabinetin e presidentes Osmani mbahet ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”.

Shën Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, ndërsa më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika