Angazhimi i Gjermanisë dhe Francës në dialog vlerësohet pozitiv

Paralajmërimi për vizita të tjera në Kosovë dhe Serbi nga përfaqësues të Gjermanisë dhe Francës, po vlerësohet pozitiv e sinjal se po punohet drejt marrëveshjes finale. Megjithatë skeptikë janë serbët e Kosovës nga shoqëria civile, për faktin se Bashkimi Evropian sipas tyre nuk po ofron asgjë për asnjërën palë në këmbim të marrëveshjes final

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Miroslav Lajcak, do të vij sërish në Prishtinë në fund të kësaj jave, porse do të jetë i shoqëruar edhe nga dy diplomatë shumë të fuqishëm.

Atë do ta shoqërojnë dy këshiltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Olazf Scholz e Emanuel Macron.

Përkundër përbërjes së delegacionit me përfaqësues të Gjermanisë e Francës, pjesëtarë të shoqërisë civile në Mitrovicën Veriore nuk presin shumë nga ky takim.

“Sinqerisht unë nuk pres shumë nga këto vizita. Nëse në Prishtinë dhe Beograd do të vinin Macron dhe Scholz, atëherë do të kishte kuptim. Bashkimit Evropian i mungojnë levat e ndikimit edhe mbi Beogradin por edhe Prishtinën. Pra nga vizita pres më shumë fjalime retorike. Por  BE nuk mund të detyrojë palët të bëjnë më shumë sesa ato vetë duan”, ka thënë Ognjen Gogiq, nga shoqëria civile.

Ognjen Gogiq këmbëngul se për një marrëveshje finale Bashkimi Evropian duhet të ndjekë vetëm një rrugë.

“Nëse Bashkimi Evropian i thotë Kosovës, nëse tregoni gatishmëri për një kompromis, ne ju liberalizojmë vizat, atëherë ndoshta Kosova do të bëjë diçka në këtë drejtim. Po ashtu nëse BE i thotë Serbisë, nëse ju jeni në gjendje të bëni disa lëshime për Kosovën ne do të I’u hapim kapitujt e ri në negociatat për Bashkimit Evropian. Kjo do të funksiononte”, ka thënë ai.

Për dallim prej tij, politologu Nexhmedin Spahiu thotë se vizitat e shpeshta janë sinjal për përfundim të dialogut.

“E shohin urgjent përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe thirrje për kompromis, natyrisht nga Serbia kërkohet vetëm një gjë njohja e Kosovës kurse nga Kosova kërkohet ndonjë kompromis në këmbim të njohjes”, ka thënë politologu Spahiu.

Duka pasur parasyqysh situatën gjeopolitike, dhe qasjen ndërkombëtare ndaj Serbisë, profesori Spahiu këmbëngul që tash është koha për marrëveshje finale.

“Serbia tani ndohet përballë presionit amerikan dhe evropian. Asnjëherë prej amerikanëve vazhdimisht ka qenë nën presion, por asnjëherë më parë nuk ka qenë në presion kaq të madh sesa tani nga BE, përkatësisht Gjermania dhe Franca të cilat në mënyrë deicidive i kërkojnë Serbië që ta njoh Kosovën”, ka deklaruar ai.

Edhe Spahiu edhe Gogiq kanë mendim të njëjtë  për letrën nga Scholz dhe Macron ku palëve u kërkohet gatishmëri  për vendime të vështira. Sipas tyre për Serbinë kërkohet njohje e Kosovës, ndërsa për këtë të fundit më shumë të drejta për serbët në kuadër të asociacionit të shumëfolur.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika