Arsimi në grevë, nxënësit në parqe

Në shumicën e shkollave në vend po vazhdon greva në sektorin e arsimit. Këtë situatë nuk po e vlerësojnë pozitive njohësit e arsimit të cilët po thonë se kësaj situate i duhen pesë vite rikuperim. prindërit e kujdestarët e fëmijëve po thonë se ata po presin me padurim ndryshimin e kësaj gjendje

Greva e nisur nga Sindikata e Arsimit e cila ka hyrë në ditën e 13-të po iu pamundëson nxënësve që të nisin mësimin.

Në ndërkohë, Ministria e Arsimin nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje të re për gjithë këtë situatë, e ndërsa shumë nxënës shumë pranë e kanë shkollën, por në bankat e tyre nuk mund të ulen. Por  pjesët rekreative të institucioneve  mësimor po shfrytëzohen nga fëmijët.

E Azem Azemit i cili doli pranë shkollës me nipin e tij, nuk po i pëlqen situata e krijuar.

“Në vend që me të shkojë  në shkollë po duhet me i qitë tash me shëtitë nëpër Këto kënde që i kanë fëmija. Mjerisht shumë keq me u mbyllë shkollat në fillim vitit shkollorë mbase edhe sindikalistit kanë të drejt por edhe ata duhet me kuptojnë situatën politike si është”, ka theksuar Azem Azemi – Gjysh.

Azem Azemi – Gjysh

Disa prindër po angazhojnë edhe kujdestare për fëmijët e tyre.

Fatime Bllaca, ka thënë se dëshirë e fëmijëve është të kthehen në shkollë.

“Fëmija shumë po kanë qejf, shikoje ky po i vogël është edhe po thotë pse nuk po shkoj në kopsht e le më kjo tjetra që e ka pritë shumë gjatë me hy në klasë të parë. Grevën nuk po e dinë çka është por po e dinë që diçka nuk është në rregull”, ka thënë Fatime Bllaca – Kujdestare.

Fatime Bllaca – Kujdestare

Si situate aspak të mirë për t’i vazhduar ato, po konsideron njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj.

“Në këtë kontekst, duke e ditur që kemi dy vite që kemi humbur për shkak të pandemisë ateherë kuptojmë që gjendja e tanishme nuk lejon luksin e vazhdimit të çfarëdo grevë në sistemin arsimor kosovar”, Ka thënë Xhavit Rexhaj – Njohës i Arsimit.

Greva mund të vazhdojë nëse nuk ka dakordim ndërmjet BSKP-së dhe Qeverisë, kanë thënë nga SBASHK-u.

Xhavit Rexhaj – Njohës i Arsimit

E për këtë Ministria e Arsimit, në një përgjigje për Dukagjinin tha se i është përgjigjur kërkesave të Sindikatës.

“Janë ngritur koeficientet në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollave. Kemi eliminuar padrejtësitë e shumë punonjësve të sektorit të arsimit si bibliotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar në raport me ligjin e kaluar. Pra, nuk ka asnjë shqetësim të mësimdhënësve që nuk e kemi adresuar”, ka theksuar Ministria e Arsimit.

Ministria tutje ka apeluar që të mos humben orët e mësimit dhe mësimdhënësit të kthehen në shkolla.

Greva në arsim ka filluar zyrtarisht nga data 25 gusht. Sindikalistët po kërkojnë nga 100 euro shtesë në pagë, deri në implementimin e Ligjit të Pagave.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika