Aksion i policisë në pesë komuna të Kosovës

Peja, Istogu, Klina, Skënderaj dhe Mitrovica janë pesë lokacionet në të cilat po zhvillohet një aksion i policisë, ku po dyshohet për plantacion të kanabisit

ilustrim

Policia e Kosovës, të mërkurën e shtatë shtatorit, ka nisur një aksion që përfshin pesë komuna.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, teksa ka theksuar se në këto pesë lokacione po dyshohet për plantacion të kanabisit.

Sipas tij, në shënjestër janë disa persona që dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit”, ka thënë Nikçi.

Po ashtu, sipas tij, në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale.

Aksioni po vazhdon të zhvillohet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika