Ligji për paga sjellë përsëri “kokëqarje” për qeverinë

Ligji për paga pritet t’i sjellë përsëri kokëqarje Qeverisë së Kosovës. Vështirësi të mëdha pritet të dalin me pagat në sistemin gjyqësor, të cilat nëse mbesin siç parashihet me projektligj, do të ulen ndjeshëm. Kryesues i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, projektligjin e vlerësoj si shkatërrimtar të gjithë sistemit gjyqësor

Ilustrim

Gjyqtarëve pritet që t’u ulet pagesa ndjeshëm, në rast se Projektligji për Paga hyn në fuqi.

Përveç kësaj, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, vlerëson se ky projektligj ka edhe shumë të meta të tjera.

“Është një dokument që në qoftëse miratohet në Kuvendin e Kosovës, do të shkatërroj sistemin gjyqësor. Pse? E para nuk do të kemi kuadër të ri profesional që do të ketë kurajon që t’i bashkohet sistemit gjyqësor, do të na ikin kuadrot e mirëfilltë, profesional që i kemi në sistem gjyqësor dhe tre do të rritet korrupsiuoni në sistem gjyqësor, duke nënkuptuar që gjithcka ë do të ndodhë në këtë formë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me parimet për një sistem gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm”, ka thënë Zogaj.

Koeficienti akoma nuk është treguar publikisht nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, mësohet se ai pritet të jetë rreth 120 euro.

Kjo, sipas Ehat Miftaraj, do t’i ndryshoj pagat edhe në shumë sektorë të tjerë.

“Nëse e marrim përbazë Ligjin për Paga, koeficientët të cilët janë përcaktuar aktualisht, mund të themi se pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, Gjykatës Kushtetuese, stafit diplomatik zvogëlohen në disa raste edhe mbi 40 për qind të pagave, që në bazë të Kushtetutës, në bazë të ligjit në bazë të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një gjë  tillë pothuajse nuk mund të ndodhë sepse kjo do ta cenonte rëndë sigurinë juridike”, ka theksuar Miftaraj.

Miftaraj beson se në rat se projektligji kalon kështu edhe në Kuvend, do të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese.

Ligjin e kaluar për pagat, në Kushtetuese e kishte dërguar institucioni i Avokatit të Popullit, që asokohe udhëhiqej nga Hilmi Jashari.

Jashari, që tash punon si avokat thotë se pagat në sistemet kryesore të shtetit duhet të jetë të balancuara.

“Po që se njëra prej shtyllave të pushtetit ka të hyra ose të ardhura në paga më shumë se shtyllat e tjera të pushtetit kjo sigurisht se do të ndikoj në efektin që do të ketë dhe në ndërhyrjen që mund ta ketë, por mund të jetë edhe atraktive pastaj për ndikime politike, që e prishë komplet këtë balancin e tri shtyllave të pushtetit, sepse platforma e shtetit qëndron pikërisht mbi këto tri shtylla”, ka shtuar Jashari.

Konsultimet publike për këtë projektligj do të nisin të enjten.

Ndryshe, ish-deputetja e Listës Guxo, Doarsa Kica – Xhelili, të mërkurën në orën 14:00 do të bëhet zyrtarisht anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika