Kosova pjesë e ndihmës ushtarake nga ShBA-ja, Osmani e falënderon Blinken

Misioni i ShBA-së në NATO ka bërë të ditur se do të ndajnë 2.2 miliardë dollarë për investime ushtarake për vendet aleate në mesin e të cilave është edhe Kosova. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për këtë ka falënderuar posaçërisht sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken

Foto ilustrim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe takimi i jashtëzakonshëm i Misionit të ShBA-së në NATO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), do të ndajnë 2.2 miliardë dollarë për investime ushtarake për vendet aleate në mesin e të cilave është edhe Kosova.

Këtë, e ka bërë të ditur Misioni i ShBA-së në NATO, të premten në një postim në rrjetin social Twitter.

Ndërsa në lidhje me këtë vendim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falendëruar personalisht sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.

Sipas saj, Blinken është duke dhënë një angazhim të palëkundur për paqe dhe siguri.

“Një falënderim personal për Sekretarin Antony Blinken për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani, në rrjetin social Twitter.

Po ashtu, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse ndaj partnerëve amerikanë, që sipas saj, ata qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës. Së bashku, ne do të shkojmë nga forca në fuqi!”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika