Bie çmimi i naftës për një cent në Kosovë

Çmimet e derivateve për të mërkurën e 14 shtatorit, dallojnë pak nga ato të së martës. Çmimi i naftës ka rënë për një cent, ndërsa ato të benzinës dhe gazit nuk kanë ndryshuar

Fotografi ilustruese

Çmimi i naftës për litër të mërkurën e 14 shtatorit do të jetë një euro e 68 centë.

Kështu bëhet e ditur në publikimin e përditshëm të çmimeve tavan për derivate të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është vetëm një cent më lirë sesa të martën.

Çmimi tavan i benzinës është një euro e 35 centë për litër, çmim ky që nuk ka lëvizur nga e marta.

Ndërsa, çmimi maksimal për gaz është 0.76 euro, që po ashtu nuk ka lëvizur nga dita paraprake.

Këto çmime vlejnë 24 orë nga koha e publikimit.

Raporti ditor i çmimeve tavan nga MINT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika