Një muaj paraburgim ndaj A.SH, i dyshuar për rastin “Brezovica”

Gjatë së mërkurës, Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka vendosur që i pamdehuri A.SH të dënohet me një muaj paraburgim për veprën penale "Bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë"

Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.SH., i cili është i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje të marrjes së ryshfetit në ndihmë.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje të marrjes së ryshfetit në ndihmë.

Ky dyshim mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkëngjitura deri në këtë fazë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.SH., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Me këtë rast, palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika