Radio Dukagjini feston, hap dyert për dëgjuesit e saj

Radio Dukagjini shënon 23-vjetorin e themelimit, e cila tash e 23 vjet është radio numër një në vend. Me këtë rast, dyert e Radios janë të hapura për të gjithë dëgjuesit e saj besnikë

Vizitorët në hapësirat e RTV Dukagjinit, gjatë shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Radio Dukagjinit

Të premten e 16 shtatorit, Radio Dukagjini shënon 23-vjetorin e themelimit, e cila tash e disa vjet është radio numër një në vend. Me këtë rast, dyert e Radios do të hapen për të gjithë dëgjuesit e saj besnikë.

Stafi i radios prej orës 09:00 të mëngjesit deri në ora 17:00, do të presë në hapësirat e RTV Dukagjinit dëgjuesit të cilët dëshirojnë të vijnë.

Ndërkaq, gjatë kësaj dite, përpos shoqërimit mes stafit e dëgjuesve, do të ketë edhe koktej rasti dhe dhurata.

Vizitorët në hapësirat e RTV Dukagjinit, gjatë shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Radio Dukagjinit

Gjithashtu, pasi është një ditë feste për Radio Dukagjinin dhe për të gjithë dëgjuesit e saj, skema programore do të jetë festive. Kjo festë do të fillojë pas orës 00:00, në kuadër të emisionit “Ndrrimi i Natës”.

Vizitorët në hapësirat e RTV Dukagjinit, gjatë shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Radio Dukagjinit

Ndryshe nga ditët e tjera, nga e hëna e 19 shtatorit dëgjuesit e Dukagjinit do të kenë mundësinë ta dëgjojnë edhe skemën e rifreskuar programore në radio.

Radio Dukagjini shënon 23-vjetorin e themelimit – “Një Jetë me Ty”

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika