Orban reagon pasi eurodeputetët e shpallën Hungarinë “autokraci zgjedhore”

Parlamenti Evropian ka miratuar një raport jodetyrues, por shumë simbolik, në të cilin ata deklaruan se Hungaria nuk ishte më një demokraci plotësisht funksionale. Ndërkaq për këtë ka reaguar kreu i qeverisë së Hungarisë, Viktor Orban duke e quajtur si shaka të mërzitshme

Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë të premten e 16 shtatorit se e konsideron “qesharake” që Parlamenti Evropian kishte miratuar një raport që e quan vendin e tij një “autokraci zgjedhore”.

“Më duket qesharake,” është shprehur gjatë një vizite në kryeqytetin e Serbisë, Beogradin.

“E vetmja arsye pse nuk qeshim me të është sepse jemi të mërzitur prej saj. Është një shaka e mërzitshme. Është hera e tretë ose e katërt që ata miratojnë një rezolutë që dënon Hungarinë në Parlamentin Evropian. Në fillim, menduam ishte domethënëse, por tani e shohim si shaka”.

Komentet e Orbanit kanë ardhur një ditë pasi eurodeputetët me një diferencë të madhe kanë miratuar një raport jodetyrues, por shumë simbolik, në të cilin ata deklaruan se Hungaria nuk ishte më një demokraci plotësisht funksionale.

Në vend të kësaj, vendi duhet të etiketohet si një “regjim hibrid i autokracisë zgjedhore” në të cilin zgjedhjet mbahen rregullisht, por pa respektuar normat themelore demokratike, kanë shtuar ligjvënësit, njofton euronews.

Raporti ngre shqetësime për një listë të gjatë të të drejtave themelore që konsiderohen të kërcënuara, duke përfshirë sistemin zgjedhor, pavarësinë e gjyqësorit, privatësinë, lirinë e shprehjes, pluralizmin e medias, lirinë akademike, të drejtat LGBTIQ dhe mbrojtjen e pakicave dhe azilkërkuesve.

Eurodeputetët kanë fajësuar “prishjen” e shtetit të së drejtës si mbi qeverinë e Viktor Orbanit, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010, ashtu edhe tek institucionet e BE-së, “mungesa e veprimit” e të cilave ka lejuar që rrëshqitja demokratike të kalojë e pakontrolluar gjatë dekadës së fundit.

Ndërkaq, Orban gjatë vizitës së tij në Beograd ka hedhur poshtë të gjitha gjetjet dhe ka thënë se Brukseli duhet të fokusohet më tepër në përkeqësimin e krizës energjetike, të cilën ai e konsideron si pasojë e drejtpërdrejtë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Orban është akuzuar për minimin e unitetit të bllokut në vazhdën e luftës në Ukrainë dhe ka arritur të zbusë disa grupe sanksionesh, duke përfshirë një embargo të gjerë të naftës.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika