Presidenti Pendarovski bën homazhe te arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II

Presidenit i Maqedonisë së Veriut së bashku me Zonjën e parë kanë bërë homazhe të dielën e 18 shtatorit te arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II

Presdenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe zonja e parë, duke bërë homazhe në Londer

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, së bashku me bashkëshorten e tij kanë bërë homazhe te arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II.

“Erdhëm në Londër për t’i bërë nderimet tona të fundit Mbretëreshës Elizabeth II”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Mbretëresha kishte qenë shembull i lidershipit, modestisë dhe bujarisë se si  duhet t’i shërbehet popullit.

Ndryshe, Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar. Vdekja e saj ka shkaktuar një pikëllim të madh në Britani për monarken 96-vjeçare, e cila mbretëroi për 70 vjet.

Ajo vdiq në Rezidencën Mbretërore, Balmoral, shtëpinë e saj të dashur verore në malësitë skoceze. Shumë nga katër fëmijët e saj, tetë nipërit dhe 12 stërnipërit e saj ishin në Balmoral, duke përfshirë djalin e saj Princin Charles, trashëgimtarin e fronit.

Si Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera, dhe krysuesja e Komonuelthit prej 54 vendesh, Elizabeth II ishte lehtësisht përfaqësuese e shtetit më të njohur në botë, gjatë një mbretërimi jashtëzakonisht të gjatë.

Dalja e saj e fundit publike ishte të martën, kur mbretëresha duke buzëqeshur dhe duke mbajtur një shkop ecjeje, përshëndeti Liz Truss, kryeministren e re të Britanisë, në dhomën e pritjes në Balmoral.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, vdes në moshën 96-vjeçare

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika