Nagavci e gatshme për dialog me SBAShK-un, vetëm që të fillojë procesi mësimor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagaci, është shprehur e gatshme  për të dialoguar me SBAShK-un, vetëm të fillojë mësimi, gjithashtu ajo u ka bërë thirrje mësimdhënësve që t’i kthehen punës

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kanë pranuar ftesën e Avokatit të Popullit, Naim Qelajt, dhe Qeveria është e gatshme që të dialogojë me Këshillin Grevist vetëm që të fillojë procesi mësimor.

Më tej, ajo ka treguar se është takuar të shtunën e 17 shtatorit me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, në këtë takim kishte qenë së bashku me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Kemi shprehur gatishmërinë tonë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor”.

“Ndërkohë, sot kemi pranuar një letër nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, të cilën e kemi shqyrtuar dhe menjëherë i kemi kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij.

“Si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga SBASHK-u dhe të vazhdojmë dialogun social e të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qëndrim se greva vazhdon”, ka theksuar ajo.

Sipas Nagavcit, SBASHK-u nuk e dëshiron bashkëpunim me Qeverinë Kurti 2, sepse ata kanë “refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit”.

“SBASHKU tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete, si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim”, ka theksuar ajo.

Nagavci ka përfunduar duke thënë se i fton mësimdhënësit anembanë Kosovës që nga nesër t’u kthehen shkollave.

Avokati i Popullit thirrje qeverisë dhe grevistëve: Një zgjidhje për t’iu mundësuar fëmijëve të drejtën për arsimim

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika