Stuhia godet Japoninë, lë 1 të vdekur dhe 1 tjetër të zhdukur

Një stuhi tropikale goditi Japoninë jugperëndimore me reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta, duke lënë kështu një person të vdekur dhe një tjetër të zhdukur

Japoni

Stuhia tropikale që goditi Japoninë jugperëndimore mbrëmjen e 18-të shtatorit bëri që rrugët e banimit të përmbytën me ujë e me baltë nga lumenjtë, dhe një pjesë e shtëpive humbën edhe energjinë elektrike.

Një burrë u gjet në makinën e tij që ishte fundosur në ujë në një fermë, tha Yoshiharu Maeda, një zyrtar i bashkisë përgjegjës për fatkeqësitë në Miyakonojo, çarku i Miyazaki. Ndërsa, një vilë u kap nga një rrëshqitje dheu dhe si pasojë një person u zhduk, sipas ABC News.

Japoni

Nanmadol ka krijuar erëra që fryjnë me shpejtësi 108 kilometra në orë dhe mund të arrijnë deri në 162 kilometra në orë, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Dhjetëra mijëra njerëz kaluan natën në gjimnaze dhe objekte të tjera në një evakuim paraprak të shtëpive të cenueshme nga kjo stuhi. Më shumë se 60 persona u lënduan, përfshirë ata që ranë në shi ose u goditën nga copa xhami, sipas raporteve të mediave japoneze.

Erërat e rrëmbyeshme thyen tabelat. Një vinç ndërtimi në qytetin Kagoshima, Japoni jugperëndimore u këput dhe goditi një dritare e cila u thye.

Trenat “bullet” dhe linjat ajrore pezulluan shërbimin. Paralajmërimet janë lëshuar për rrëshqitje dheu dhe lumenj që kanë dalin nga shtrati i tyre. Zinxhirët e dyqaneve komode dhe shërbimet shpërndarëse(postës) u mbyllën përkohësisht në Japoninë jugperëndimore, gjithashtu disa autostrada u mbyllën dhe njerëzit kishin disa probleme me lidhjet e telefonit celular.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika