Bad News Eagles shpallet kampion në turneun e Pragës

Ekipi shqiptar është duke kaluar një formë fantastike kohëve të fundit, këtë e dëshmuan edhe në finale të turneut TipSport Prague 2022, pasi mposhtën ekipin çek ECLOT në Pragë të Çekisë

Bad News Eagles

Bad News Eagles (BNE) ka arritur edhe një sukses të madh me fitoren e fundit në të dielën e 18 shtatorit, e cila u mbajtë në Pragë të Çekisë në turneun e njohur si “Tip Sport”.

Skuadra kosovare triumfoi në këtë ndeshje 2:0 në mapa , 6:12 në Inferne dhe 16:10 në Ancient.

0-2

Kjo fitore i’u siguron atyre vendin e parë në turneun TipSport Prague, si dhe çmimin prej 20.000 dollarësh.

Ndërsa ekipi kundërshtar, pas renditjes në vendin e dytë ka fituar çmimin prej 9.300 dollarësh.

Tashmë vendi i parë i’u takon shqiptarëve, i dyti ekipit çek ECLOT, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt u renditën ekipi SINNERS dhe Enterprise.

Vendi i parë në turneun TipSport Prague do të thotë shumë për ekipin shqiptar, pasi së shpejti do të fillojnë garën edhe në turneun kualifikues për Major, RMR Europe, ku do të kenë mundësi që të përballen me skuadrat më të mira të botës.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika