Sveçla: Aktet kriminale të terrorizmit paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në luftën kundër terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar këtë të martë se format e terrorizmit të dhunshëm, siç është e djathta ekstreme dhe etnonacionalizimi janë në rritje.

Sipas të parit të MPB-së, këto akte kriminale janë duke paraqitur kërcënim për sigurinë në vend.

Këto deklarata Sveçla i dha në konferencën ndërkombëtare me temën “Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali’’.

“Përveç ekstremizmit të motivuar nga keqpërdorimi i religjionit që ka qenë prezent deri tani, format e tjera të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si e djathta ekstreme apo etnonacionalizmi janë në rritje. Këto akte kriminale po paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike në vend”, ka deklaruar ministri Sveçla.

Svecla ka thënë se shteti i Kosovës ka bërë “hapa të mëdhenj”, në trajtimin e këtyre problemeve.

“Në bazë të punës së deritanishme në luftimin e terrorizmit, institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të mëdhenj në trajtimin e këtij problemi, në trajtimin e çështjeve në parimet e bazuara të njeriut dhe nevojës për të qeverisur në një shoqëri pa dallim”, ka thënë Sveçla.

Për ta luftuar terrorizmin, Sveçla ka thënë se Kosova i ka përdorur dy qasje.

“Republika e Kosovës ka qenë shumë aktive në marrjen e masave në parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit. Për t’u ballafaquar me ekstremizmin dhe terrorizmin, Kosova ka përdorur dy qasje kryesore, që përfshin hetimin, arrestimin dhe dënimin e atyre që janë bashkuar në konflikte të huaja përkrah organizatave terroriste”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika