Trajneri i Celtics Ime Udoka pezullohet për sezonin 2022-23

Ekipi Boston Celtics ka bërë të ditur se trajneri Ime Udoka shkeli "politikat e papërcaktuara" të ekipit. Me këtë ai është peuzlluar nga ekipi për sezonin 2022-23

Trajneri i Celtics Ime Udoka

Boston Celtics të enjten ka pezulluar trajnerin Ime Udoka për sezonin 2022-23 për “shkelje të paspecifikuara të politikave të ekipit”, vetëm disa muaj pasi ai e udhëhoqi ekipin në finalet e NBA-së në vitin e tij të parë në këtë rol.

Një person i informuar për këtë çështje, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për këtë, tha se Udoka kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me një punonjëse femër të ekipit që konsiderohej shkelje e udhëzimeve organizative të ekipit.

Celtics nuk kanë thënë se kush do ta zërë postin e Udokës gjatë pezullimit të tij. Në një deklaratë që shpalli dënimin, ekipi tha se një vendim për të ardhmen e Udokës në Boston do të “merret në një datë të mëvonshme”. Wyc Grousbeck, pronari i shumicës së Celtics, nuk pranoi të komentojë. Një zëdhënës i Celtics gjithashtu nuk pranoi të komentojë.

Lajmi për një pezullim të mundshëm për Udokën u raportua fillimisht të mërkurën vonë. Raportet shkaktuan një debat, me shumë njerëz në mediat sociale që postuan emrat dhe fotot e grave që punojnë për Celtics dhe spekuluan nëse ato ishin të përfshira në këtë situatë, shkruan The New York Times.

Në një deklaratë për ESPN, Udoka tha se e pranoi vendimin e ekipit. “Dua t’u kërkoj falje lojtarëve tanë, tifozëve, organizatës Celtics dhe familjes sime që i zhgënjeu ata. Më vjen keq që e vura ekipin në këtë situatë të vështirë”.

Ai ka thënë se nuk do të kishte komente të tjera rreth këtij vendimi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika