Kastrati: Nagavci duhet të shkarkohet ose të japë dorëheqje

Qëndron Kastrati, anëtar i kryesisë së PSD-së

Ish-kryetari i Kamenicës, aktualisht, anëtar i kryesisë së Partisë Social Demokrate (PSD), ka tentuar ta takojë Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, për t’ia kërkuar asaj dorëheqjen nga ky post.

Ky veprim i tij, ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se vendimi i Nagavcit për shkollat e Komunës së Kamenicës, është antikushtetues.

Kastrati, ka thënë se, Nagavci duhet të japë dorëheqje ose të shkarkohet.

“E dyta, në Kosovës është ndërtuar një precedentë, kur shkelet Kushtetuta, të gjithë kanë reflektuar. Ka raste edhe moralisht dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë, zonja Nagavci duhet të shkarkohet ose të japë dorëheqje, sepse duke e keqpërdorë pozitën e vet e ka dëmtuar dikë tjetër”, ka deklaruar Kastrati.

‘Letra e dorëheqjes’ së ministres Nagavci, e vendosur në MASHTI nga PSD

Anëtari i PSD-së, në mënyre simbolike ka marrë me vete një “Letër dorëheqje”, për t’ia dorëzuar Ministres së Arsimit.

Kastrati ka theksuar se, e para e arsimit ka shkelur tri prej dokumenteve më të rëndësishme.

“Ne kemi përgatitur “Letër dorëheqjen” e ministres Nagavci. Ia kemi bërë gati, e kemi kryer edhe këtë punë. Më 8 prill, bashkë në ditën e Kushtetutës së Kosovës, Kushtetuesja ka konstatuar se, zonja Nagavci i ka shkel tri prej dokumenteve ma kryesore në demokracinë në Kosovë. E para e ka shkel Kushtetutën, e dyta Kartën Evropiane për Qeverisje Lokale, dhe e treta, e ka shkel Ligjin për Vetëqeverisje Lokale”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media në pyetjen se a do ta kërkojë dorëheqjen e minstres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, nga pozita e ministres, është përgjigjur duke thënë se, këtë çështje do ta sqarojë vetë ministrja, duke mos komentuar apo dhënë sinjal se do ta kërkojë dorëheqjen e të parës së arsimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika