Berisha: Rama, ky vasal i Vuçiq-it, po punon për hegjemoninë ruso-serbe kundër shqiptarëve

Ish-kryeministri i Shqipërisë e ka akuzuar kryeministrin aktual të vendit të tij, Edi Ramën, se është bërë vasal i Vuçiq-it, dhe nëpërmjet Ballkanit të Hapur po punon me përkushtim për hegjemoninë ruso-serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve

Sali Berisha

 





Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas marrëveshjes në mes të Moskës dhe Beogradit për bashkëpunim në politikën e jashtme. Ai ka thënë se kjo është një kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Berisha, e ka akuzuar kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama, “ky vasal i Vuçiq-it me mbështetjen e ‘Ballkanit të Hapur’ po punon me përkushtim për hegjemoninë ruso-serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve”.

“Marrëveshja serbo-ruse në New York, një kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor”, kështu e ka vlerësuar Berisha.

“Të dashur miq, ministri i Jashtëm i Putin, Sergei Lavrov, pasi dështoi në udhëtimin e tij drejt Beogradit në fillim të qershorit të këtij viti, vizitë në të cilën, siç deklaroi vetë, do të shprehte mbështetjen për ‘Ballkanin e Hapur’, u takua dy ditë më parë në Selinë e OKB-së dhe firmosi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç, ‘Marrëveshjen për Bashkëpunimin në politiken e jashtme’ midis Moskës dhe Beogradit”, ka shtuar ai.

Sipas Berishës, kjo marrëveshje e ka dëshmuar qartë dhe përfundimisht se Serbia është duke u sjellë sikurse Rusia e vogël dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, është sikurse një Putin i vogël në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka përfunduar duke thënë se përpjekjet për të shkëputur Putinin e vogël të Serbisë nga Putini i Madh i Rusisë, janë iluzive, dhe këtë sipas tij e fakton marrëveshja në mes të Serbisë dhe Rusisë, në margjinat e sesionit 77-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB).

 





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika