Nafta shtrenjtohet për dy centë

Krahasuar me të shtunën, të hënën çmimi i naftës ka shënuar ngritje prej dy centësh, ndërsa ai i benzinës dhe gazit ka mbetur i njëjtë

Ilustrim





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për të dielën, çmime këto të cilat vlejnë edhe të hënën e 26 shtatorit.

Krahasuar me të shtunën e 24 shtatorit, nafta është shtrenjtuar për dy centë.

Ndërsa, çmimi i benzinës dhe gazit nuk kanë pasur ndonjë dallim krahasuar me ditën e shtunë.

Nga 1.58 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të shtunën, të dielën dhe të hënën rezulton të jetë 1.60 euro për litër.

Çmimi i benzinës raportohet të jetë 1.34 euro për litër, ndërsa i gazit 0.75 centë për litër.

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka vendosur masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet “tavan” apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Njoftimi i MINT





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika