Rusia i pranon gabimet që bëri gjatë mobilizimit të rezervistëve

“Ka raste ku dekreti është shkelur”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke u zotuar se “të gjitha gabimet do të përmirësohen”

Ilustrim, Moska





Rusia e ka pranuar se ka bërë gabime gjatë mobilizimit të rezervistëve të ushtrisë ruse për të luftuar në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte njoftuar për një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë.

Siç shkruan BBC, ka pasur raportime të ndryshme se edhe njerëzit pa përvojë ushtarake apo disa që janë në moshë dhe me probleme shëndetësore, janë thirrur nga shteti.

“Ka raste ku dekreti është shkelur”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke u zotuar se “të gjitha gabimet do të përmirësohen”.

Dekreti i mobilizimit i javës së kaluar ka shkaktuar protesta të gjera.

Në një konferencë, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka pranuar se po bëheshin gabime.

Ai tha se në disa rajone “guvernatorët po punojnë vazhdimisht për të korrigjuar situatën”.

Peskov ka thënë se nuk është në dijeni të vendimeve për mbyllje të kufijve apo për shpallje të gjendjes së luftës në Rusi.

Disa media kanë raportuar se autoritetet ruse mund të marrin vendime të tilla për të pamundësuar ikjen e rusëve jashtë shteti.

Pas këtij njoftimi, biletat e aeroplanit po shiten në mënyrë të shpejtë, ndërsa çmimet janë rritur shumë.

Siç shkruante Reuters, fluturimet drejt vendeve që lejojnë rusët të hyjnë pa viza, duke përfshirë Turqinë, Armeninë, Gjeorgjinë dhe Serbinë, janë shumë të kërkuara.

Ndërkohë, sipas Reuters, të dhënat e Google Trends tregojnë një rritje të kërkimeve për Aviasales, faqe kjo e njohur për rezervime të fluturimeve në Rusi.

Ndërsa, biletat e fluturimeve direkte nga Moska në Turqi dhe Armeni, destinacione këto që lejojnë rusët të hyjnë pa viza, janë shitur të mërkurën e 21 shtatorit.

Më 24 shtator, zoti Putin nxori një dekret të ri duke deklaruar në mënyrë specifike se studentët do të shtyheshin nga drafti.

Përpara se të fillonte pushtimin e saj më 24 shkurt, Rusia kishte grumbulluar rreth 190 mijë trupa përgjatë kufijve të Ukrainës.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika