Në vitet e 90-ta ligjëronin falas, mësimdhënësit sot grevojnë

Tema më e përfolur aktualisht në Kosovë është greva në arsim dhe shtesa prej 100 eurosh për mësimdhënësit por ishte një kohë kur paratë nuk përmendeshin fare. Bëhet fjalë për vitet e 90-ta ku mësimdhënësit ligjëronin falas në kohë të tensionuar dhe pronar shtëpish që lëshonin shtëpitë e tyre për këtë





Në vitet e 90-ta kishte mjaft përpjekje për ta shkatërruar arsimimin shqip.

Regjimi i Millosheviqit këtë kishte tentuar ta bëjë duke dëbuar nxënësit e mësimdhënësit nga shkollat shqipe.

Por, në atë kohë ishin gjetur mënyra tjera për të mos i ikur mësimit.

Shqiptarët i kishin shndërruar shtëpitë e tyre në shkolla. Njëri ndër shembujt është kjo shtëpi që njihet sikur “Kulla e Herticëve” që ndodhët në Kodrën e Trimave.

Fakte për këtë veprimtari ka akoma brenda e jashtë shtëpisë.

E se si ishte vendosur që kjo shtëpi të jepej për mësim tregon vajza e pronarit, Azemine Aliu.

“Baba erdh e na tha që kom vendos me lëshu këtë shtëpi si shkollë. Pos kësaj shtëpie e kemi pas edhe një katër dhomëshe, kjo këtu ka qenë e re sapo kemi pas hy në të, kemi qenë tu I zgjedh mobiliet e reja. E tani veç baba na ka thanë që nuk du me u leju që shqiptarët me u asimilu”, ka thënë Aliu.

E ai që kishte punuar në këtë shkollë si mësimdhënës krejtësisht falas është Ilmi Reçica, i cili është aktualisht mësimdhënës në shkollën “Sami Frashëri”.

Ai deklaron që edhe tani është kundër grevës.

“Deri sa jemi protagonist të asaj periudhe, kemi përjetime të mira në aspektin e organizimit të punës, për atë që na larguan prej shkollës dhe mësimi në atë kohë u organizua me ndihmën e prindërve e organizatave të ndryshme”, ka thënë Reçica.

Ai tregon për vështirësitë e asaj periudhe.

“Më kujtohet kur na ka sulmu edhe policia serbe brenda në shtëpi, më kujtohet kur e kanë marr drejtorin dhe e kanë maltretu shumë rëndë e edhe të zotin e shtëpisë, Muhamet Aliu ku më nuk ishte edhe shtëpia e tij po e mësimdhënësve e nxënësve”, ka shtuar ai.

Në “Kullën e Herticëve” kishin vijuar mësimin nxënësit që ishin dëbuar nga shkolla “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Ata persona që kishin lëshuar shtëpitë e tyre për të mësuar nxënësit e vendit njihen si simbol i  rezistencës shqiptare për arsim.





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika