Komisioni i autoritetit të konkurrencës i pakompletuar

Nga Bordi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kanë dhënë dorëheqje dy anëtarë, mirëpo për këtë veprim, anëtarët e Komisionit paralamentar për Ekonomi thonë se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar. RTV Dukagjini ka pyteur AKK-në, për pagat e këtyre dy anëtarëve përkundër mospunës së tyre në këtë institucion

Ilustrim





Për më shumë se një vit ky institucion nuk mori asnjë vendim, ani pse funksionimi i tij ishte më i nevojshëm se kurrë për shkak të lëvizjeve të mëdha të çmimeve.

Krejt kjo ndodhi përshkak se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës për më shumë se një vit nuk kishte një bord me mandat të plotë.

Mirëpo, në korrik të këtij viti, Kuvendi i Kosovës i votoi emrat e propozuar nga Qeveria për përbërjen e re të AKK-së.

Mirëpo, tani RTV Dukagjini mëson se dy prej anëtarëve, kanë dhënë dorëheqje e ky bord po funksionon vetëm me tre të anëtarë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Anëtari i Komisionit paralamentar për Ekonomi nga PDK, Ferat Shala.

Madje, ai thotë se këta nuk e kanë lajmëruar askënd për dorëheqjen e tyre.

“Dy anëtaret e bordit të Konkurrencës të propozuar dhe të zgjedhur nga qeveria, janë të papërgjegjshëm dhe pothuasje fare nuk kanë lajmëruar as komisionind dhe as instancat e tjera dhe nuk janë duke vazhduar punën. Shqetësuese është për këtë fakt që këta dy anëtare nuk po kryjnë detyrat dhe përgjegjësit e tyre”, ka thënë Shala.

RTV Dukagjini gjatë ditës ka kontaktuar me zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurencës, për mosdaljen në punë të këtyre anëtarëve dhe pagën e tyre, mirëpo gjatë ditës nuk është kthyer ndonjë përgjigjje.

E kriktika të shumta për punën e tij ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetja, Valentina Bunjaku thotë se AKK nuk po inspekton rritjen e çmimeve.

“Ky bord sikurse edhe shumë borde të tjera nuk janë duke funksionuar siç duhet dhe duke kryer punën e tyre ndrëshem karshi kompentencave të tyre që i kanë, AKK duhet të kontrolloj të gjitha çmimet mirëpo duke që ky institucion vazhdon të jetë jofunksional”, ka thënë Bunjaku.

Ndërkohë, RTV Dukagjini ka provuar të flasë edhe me anëtarët e Komisionit për Ekonomi, nga radhët e mazhorancës, porse ata nuk kanë dashur të flasin për këtë temë.

Ndërkohë, ish-kryetari i Bordit të këtij institucioni Valon Prestreshi, ka thënë se bordi i ri po dirigjiohet nga qeveria.

“Komisioni i Konkurrencës vërehet që është i dirigjuar nga Qeveria edhe pse është organ i pavarur i Kuvendit dhe ky komision duhet të jetë plotësisht i pavarur dhe nuk duhet të ndëgjoj dhe të mos veproj sipas udhëzimeve të qeverisë por sipas ligjit të mbrotjes së konkurrencës”, ka deklaruar Prestreshi.

Nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Ekonomi së shpejti do të ftohen të dy anëtarët e tashmë të dorëhequr për të raportuar në lidhje me mospunën e tyre prej kohës së emërimit.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika