Gërvalla: BE-ja nuk ka arsye të mohojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Shefja e Diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla- Schawarz, ka thënë se Bashkim Evropian nuk ka arsyeje që të mos i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës. Sipas saj, institucionet e Kosovës kanë punuar shumë për t'u arritur kjo

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

 





Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës ku pritet  të dalë në diskutimi në Këshillin e Evropian nga Republika Çeke, e cila mban kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian.

Ajo në pyetje e mediumit Zëri i Amerikës, se a është optimiste se BE-ja mund të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë se nuk ka arsye për t’u mohuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gërvalla ka shtuar se për këtë çështje kanë punuar në baza ditore.

Sipas saj, mosliberalizimi i vizave “është padrejtësi e madhe që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të vetmit në rajonin tonë, të cilët nuk mund të lëvizin pa aplikuar për viza dhe procesi i aplikimit për viza është jashtëzakonisht i gjatë, i shtrenjtë dhe i komplikuar”.

“Prandaj, përderisa është konstatuar disa herë që Kosova i ka përmbushur, madje më shumë sesa që ka qenë e kërkuar, kriteret për liberalizim vizash, është në fakt në pyetje kredibilitet i Bashkimit Evropian më shumë sesa që përgjegjësia bie në anën tonë”, ka shtuar Gërvalla.

Ajo ka përfunduar duke thënë se është optimiste se më datën 13 tetor do të liberalizohen vizat, por ajo ka thënë se nuk dëshiron të hapë shampanjë e tani të mos liberalizohen vizat raporton Zëri i Amerikës, transmeton Portali Dukagjini.

 





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika