Ministri i jashtëm çek: Kosova mund të llogarisë në përkrahjen tonë

Kryediplomati çek, Jan Lipavsky, ka thënë se presidenca çeke e BE-së është duke punuar në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se e përkrah Kosovën në këtë drejtim. Ndër të tjera ai ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë për Çekinë dhe BE-në është aspekt qenësor

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky në një konferencë për media





Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, në konferencë për media pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ka thënë që mesazhi i tij për qytetarët e Kosovës është se Kosova mund të llogaritë në përkrahjen e Çekisë.

Ministri Lipavsky ka thënë se presidenca çeke e BE-së është duke punuar në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën kështu duke e shtyrë para këtë proces.

Ai ka thënë se presidenca çeke e përkrah Kosovën në këtë drejtim.

“Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet tona. Në procesin e liberalizimit të vizave duhet të bëhet ende punë, por jemi në rrugë të drejtë në mënyrë që ky proces të përfundojë mirë”.

Ai ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për Çekinë dhe BE-në është aspekt qenësor.

“Do të doja të shpreh përkrahjen time, të BE-së dhe Lajçakut për t’i ndihmuar Kosovës dhe Serbisë për t’i normalizuar marrëdhëniet, duhet të dy palët të respektojnë marrëveshjet”.

Ministri Lipavsky i pyetur nëse liberalizimi mund të ndodhë gjatë presidencës çeke, ka thënë se është një proces i cili përbëhet nga aspekte teknike dhe vendime politke.

“Shumë shpejt BE-ja do të rishikojë pjesën teknike dhe shpresoj që presidenca çeke të ketë një vendim politik dhe liberalizimi të ndodhë”.

Kryediplomati çek do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti dhe më pas nga presidentja Vjosa Osmani.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika