Kërkohet anëtarësimi i Ukrainës në NATO nga nëntë presidentët e vendeve anëtare

Presidentët e Evropës Qendrore dhe Lindore e kanë dënuar aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Federata Ruse dhe kanë theksuar se qëndrojnë të vendosur pas vendimit të Samitit të NATO-s në Bukuresht të vitit 2008 për anëtarësimin e Ukrainës në NATO  

Presidenti Zelensky nënshkroi dekretin për anëtarësim në NATO

 





“Ne presidentët e Evropës Qendrore dhe Lindore qëndrojmë me vendosmëri pas vendimit të Samitit të NATO-s në Bukuresht të vitit 2008 në lidhje me anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës”, kështu kanë thënë në një deklaratë të përbashkët të presidentëve të vendeve anëtare të NATO-s të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Sipas Zyrës së presidentit të Polonisë, Andrzej Dud, presidentët që iu kanë bashkëngjitur kësaj deklaratë janë, president i Republikës Çeke, Miloš Zeman, president i Republikës së Estonisë, Alar Karis, president i Republikës së Letonisë, Egils Levits, president i Republikës së Lituanisë, Gitanas Nauseda, president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, president i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, president i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, president i Rumanisë, Klaus Iohannis, presidentja e Republikës së Sllovakisë Zuzana Čaputová.

Kjo deklaratë ka ardhur pas përpjekjeve të Federatës Ruse për të aneksuar ilegalisht territoret e Ukrainës.

“Ne presidentët e Evropës Qendrore dhe Lindore, vendet, liderët e të cilave kanë vizituar Kievin gjatë luftës dhe kanë dëshmuar me sytë e tyre efektet e agresionit rus, nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë shkeljes flagrante të së drejtës ndërkombëtare nga Federata Ruse”, thuhet në njoftimin e tyre të lëshuar më 2 tetor të vitit 2022.

Ata kanë ritheksuar mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne nuk njohim dhe nuk do të njohim kurrë përpjekjet ruse për të aneksuar ndonjë territor ukrainas” sepse “ne qëndrojmë me vendosmëri pas vendimit të Samitit të NATO-s në Bukuresht të vitit 2008 në lidhje me anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës”.

Gjithashtu, presidentët iu kanë treguar ushtarëve të Rusisë se të gjithë ata që kryejnë krime duhet të mbajnë nga përgjegjësisë dhe të dalin para drejtësisë.

Ata kanë përfunduar duke ritheksuar mbështetjen e tyre për Ukrainën kundër pushtimit rus teksa kanë thënë “kërkojmë që Rusia të tërhiqet menjëherë nga të gjitha territoret e pushtuara dhe inkurajojmë të gjithë aleatët që të rrisin ndjeshëm ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën”.

 





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika