Hakerët iranianë publikojnë dokumente të tjera të Policisë së Shqipërisë

"Homeland Justice" ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë. Ky veprim vjen një javë pasi hakerët iranianë kishin publikuar pamje nga sistemi i kamerave në disa komuna të Shqipërisë dhe në disa pika kufitare

Ilustrim





Të hënën e tre tetorit, një javë pasi hakerët iranianë kanë hyrë në sistemin e vëzhgimit me kamera sigurie, “Homeland Justice” tashmë ka publikuar edhe dokumente të tjera nga skedarët e policisë së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për persona të dyshuar të përfshirë në krime, raporton Euronews Albania.

Ndryshe më 26 shtator, gazetarja Dorjana Bezat kishte raportuar se përmes faqes “Homeland Justice”, hakerët e Iranit kanë publikuar disa video nga sistemi i kamerave të policisë së Tiranës, Peshkopisë, Rinasit, por edhe pikave të kalimit kufitare.

Në pamjet duken ambientet e ndryshme të komisariateve e drejtorive të policisë, pritjet e qytetarëve, apo dhomat e shoqërimit.

Data në kamera tregon se hakerët kanë pasur akses në muajt qershor, korrik, gusht dhe ditët e para të shtatorit.

Të enjten e 22 shtatorit, Byroja Federale Amerikane e Hetimeve(FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Në raport thuhet se, qeveria iraniane e identifikuar me “Homeland Justice” nisi sulmin në korrik të këtij viti kundër portaleve qeveritare shqiptare, duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.

“Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të stilit ransomware dhe një malware për fshirjen e diskut”, thuhet në raport, transmeton Euronews Albania.

Më 7 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama ka njoftuar se vendimi i është bërë i ditur Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Sipas njoftimit të shtetit shqiptar, personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ i ishte kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika