Opozita lëshon seancën, shkak pauza që kërkoi Konjufca

Opozita ka bojkotuar seancën e tre tetorit në Kuvendin e Kosovës për shkak të pauzës që ka kërkuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Sipas tyre, këto vonesa janë të palogjikshme dhe të papranueshme kur deputetët janë të pranishëm në sallë

Kuvendi i Kosovës





Opozita ka lëshuar sallën në seancën e tre tetorit në Kuvendin e Kosovës, për shkak të një pauze që ka kërkuar kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk është e dinjitetshme që deputetët të presin që pushteti të arrijë numrat për shqyrtim të projektligjeve.

“Si grup parlamentar e konsiderojmë se është e papranueshme të presim aq shumë që pushteti të ketë 61 deputetë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se është e palogjikshme dhe e papranueshme, sepse në momentin që janë të gjithë deputetët në sallë, është detyrë e kryetarit të kuvendit që të fillojë me seancën.

Arben Gashi, deputeti i LDK-së

Po ashtu, edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka kritikuar Kuvendin e Kosovës, duke thënë se është duke u treguar joserioz.

“Si grup parlamentar kërkojmë përgjegjësi dhe angazhim më serioz në këtë mandat. Po shohim papërgjegjësi, po shohim menaxhim të dobët, nuk besoj që duhet kuvendi të vazhdojë me dështime, siç jemi duke vazhduar”, ka thënë Tahiri.

Abelard Tahiri, deputeti i PDK-së

 

Edhe Besnik Tahiri i AAK-së, ka thënë se nuk ka kushte që të vazhdohet seanca.

“Nuk ka kushte nuk ka numra, mundemi të ndejmë fizikisht, por nuk ka kushte, mendoj që duhet ta ndalim këtë seancë”, ka thënë ai.

Ndërsa si kundërpërgjigje, kryeparlamentari Konjufca ka thënë se “Rregullorja më jep të drejtën, dhe më jep të drejtën të caktoj pauza e pushime dhe të vendosi që ta vazhdoj senacën kurdo që krijohen kushtet”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca




Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika