Kuvendi miraton zgjatjen e masave për furnizim me energji

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 61 vota pro vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike

Seanca e 14 korrikut në Kuvendin e Kosovës





Kuvendi i Kosovës, të hënën e tre tetorit, ka miratuar zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji, me 61 vota pro.

Po ashtu, është miratuar në parim edhe projektligji për edukimin në fëmijëri të hershme.

Para pak minutash, opozita e ka lëshuar sallën dhe nuk kanë qenë të pranishëm gjatë këtij votimi.

Vota erdhi vetëm nga deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.

Opozita ka bojkotuar seancën për shkak të pauzës që ka kërkuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Sipas tyre, këto vonesa janë të palogjikshme dhe të papranueshme kur deputetët janë të pranishëm në sallë.

Ndryshe më 23 shtator, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 98-të ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji.

 


Opozita lëshon seancën, shkak pauza që kërkoi Konjufca

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika