Fillon procesi mësimor pas një muaji grevë

Pas një muaji nxënësit i janë kthyer bankave shkollore dhe mësimeve. Ata janë të entuziazmuar dhe presin që ky vit shkollor të iu shkoj pa probleme. Drejtuesit e shkollave tregojnë se janë krejt të përgatitur për këtë vit shkollor





Pushimi veror plus një muaj greva bën që nxënësit të mos jenë në shkollë për katër muaj.
Por, jo sikur rëndom herët tjera, mësimi këtë herë filloi me tre tetor.
E kjo e hënë i gjeti të buzëqeshur të gjithë nxënësit në nivel vendi.

Një klasë e shkollës “Ismail Qemajli” në Prishtinë po i merr informacionet e para se çka i pret gjatë këtij viti shkollor.

Njëri ndër nxënësit shprehet mjaftë i kënaqur që më në fund iu kthyen bankave shkollore.

“Unë personalisht jam shumë I lumtur sepse kam pritë shumë dhe kam pas dëshirë me ja nis mësimi”, ka thënë Yll Deliu nxënës në këtë shkollë.

Drejtoresha e kësaj shkolle ka tënë se janë gati në çdo aspekt.

“Procesi ka filluar me kohë, njoftimet të gjitha janë bërë ndërmjet faqes së shkollës, grupit të prindërve dhe grupi i mësimdhënësve”, ka thënë drejtoresha e kësaj shkolle, Mimoza Krasniqi.

Para tabelës janë ulur me rregull edhe nxënësit e Shkollës së Gjelbër në Prishtinë.
Një nxënëse thotë se kjo ndjesi i kishte munguar.

“Jam shumë e gëzuar që ka fillu procesi i ri mësimor”, ka shtuar nxënësja Yllka Gashi.

Ndjesinë e njëjtë e ka edhe profesori Agim Kosumi i cili shprehet se i kishte munguar procesi mësimor.

“Sinqerisht të ju tregoj edhe neve na ka munguar procesi mësimor, ligjërimi, kontakti me fëmije, jam shumë i gëzuar sidomos që sivjet i kam klasën e parë”, ka thënë mësimdhënësi Agim Kosumi.

Drejtori i kësaj shkolle bëri me dije që kohën e pushimit e kishin shfrytëzuar për të krijuar kushte më të mira.

“Nxënësit kanë ardh me një interesim shumë të madh në shkollë, me dëshirën më të madhe për mësim, edhe pse nxënësit kanë ardh një kohë me i marr librat, i kanë pa ndryshimet që janë bërë në shkollë, kështu që besoj që ka me shku mbarë edhe mirë”, ka thënë Besart Ismajli drejtori i Shkollës së gjelbër.

Mësimi filloi me vonesë për shkak grevës të thirrur nga SBASHK-u me qëllim plotësimin e kërkesave të tyre e që kryesore e kishin shtesën prej 100 euro për punonjësit arsimor.

 





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika