A do të mund të mbahen zgjedhjet në Veri? Flet Kamberi

Sipas Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”, legjitimiteti i proceseve zgjedhore paraqet një faktor të rëndësishëm ngase në një situatë ku procesi zgjedhor do të bojkotohej nga një pjesë e banorëve, përfaqësuesit e së nesërmes nnuk do t’a kishin legjitimitetin e duhur. Krahas kësaj, ai parasheh një marrëveshje politike si zgjidhje e "ngërçit" në vend

Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” ka thënë se është problem të paramendohetorganizimi i zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës pa ndonjë marrëveshje politike.

Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, Kamberi ka thënë se ngjarjet e së martës në Veri të vendit ishin një vazhdimësi përshkallëzimi i situatës politike në vend.

“Është vështirë të organizohen zgjedhjet pa marrëveshje politike sepse procesi zgjedhor nuk është vetëm çështje e sigurisë por edhe çështje e zbatimit të ligjshmërisë, proces politik dhe është pak problem të mbahen zgjedhje nëse nuk marrin pjesë një pjesë e rëndësishme e qytetarëve dhe në këtë drejtim, është problem të paramendohet se a mund të organizohen zgjedhjet pa ndonjë marrëveshje politike”, ka deklaruar ai.

Kamberi ka cilësuar se një situatë e tillë po shpie drejt një krize politike dhe njëherit, institucionale. Krahas kësaj, sipas tij, legjitimiteti i këtyre proceseve zgjedhore paraqet një faktor të rëndësishëm ngase në një situate ku procesi zgjedhor do të bojkotohej nga një pjesë e banorëve, përfaqësuesit e së nesërmesnnuk do t’a kishin legjitimitetin e duhur.

Përgjatë të mërkurës së 6 dhjetorit, tensione të situatës pati në Veri të vendit. Zyra e KQZ-së u sulmua memjete shpërthyese. Këto të fundit vazhduan edhe gjatë ditës.

Policia e Kosovës njoftoi se nuk pati të lënduar.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika