A janë me të rëndësishme targat apo marrëveshja finale me Serbinë? Flet Krasniqi

Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi  ka thënë se duhet të dëgjohet kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për një “shtyrje disa mujore, konkretisht 10 mujore në mënyrë që t’i jepet mundësi avancimit të procesit të dialogut”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi





“Vërtetë është problematike që t’ua shpjegojmë partnerëve tanë këtu në Uashington që targat e veturave janë më të rëndësishme sesa çështja e marrëveshjes finale” ka treguar Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi  për vështirësitë e tij gjatë  vizitës në Uashington.

Krasniqi, ka theksuar krijimin e shtetit të Kosovës ka qenë falë mbështetjes amerikane, sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti,  duhet ta kultivojë këtë miqësi.

“Jo vetëm të ekzistencës së shtetit të Kosovës, por sidomos në kohërat më të vështira të historisë tonë kombëtare, gjatë luftës në Kosovë, edhe projekti i çlirimit të Kosovës, edhe ai i pavarësimit dhe shtetëndërtimi i Kosovës ka ndodhur vetëm kur kemi pasur koordinim dhe përafrim të qëndrimeve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë për Zërin e Amerikës, transmeton Portali Dukagjini.

Ai është shprehur se askush nuk e konteston legjitimitetin e  vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të paligjshme “KM” në ato të ligjshme RKS.

Por sipas tij, duhet të dëgjohet kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për një “shtyrje disa mujore, konkretisht 10 mujore në mënyrë që t’i jepet mundësi avancimit të procesit të dialogut”.

“Sepse edhe njerëzit që e kanë përcjell Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet në Kosovë, kanë pritur që ne tash të jemi të përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje finale, të përgjithshme dhe të zbatueshme, obligative ndërkombëtarësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të përqendrohet nga njohja e ndërsjellë”.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika