“A po gëzohesh se të ka mësuar Dejona?”, debat mes Ramës dhe Çekut për bërllokun

Në Debat Plus, përballja mes kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, u përqendrua në një nga problemet e kryeqytetit, menaxhimin e mbeturinave.

Hajrullah Çeku kritikoi gjendjen aktuale të pastërtisë në kryeqytet, duke thënë se pas katër vitesh qeverisje të Ramës, qyteti ende përballet me bërllog në çdo lagje.

“Qysh bërllokun mos me mbërri me fshi për 4 vjet?… transformime, transformime, qyteti i papastër”, ka thënë Çeku.

Në përgjigje, Përparim Rama akuzoi Vetëvendosjen për bllokime të qëllimshme në Asamblenë Komunale, duke thënë se shumë vendime të rëndësishme për menaxhimin e ndërmarrjeve komunale janë penguar politikisht.

“A e keni blloku vetë në Asamble?”, e pyeti Rama.

Çeku: A e kemi blloku bërllokun edhe na? (duke qeshur)

Rama: A pe sheh qysh gëzohesh se të ka mësuar Dejona (Mihali). A të ka mësu Dejona.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika