A po përçahet “Lista për Familjen”?

Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së, thotë se e ka humbur entuziazmin dhe kanë probleme në koalicionin Lista për Familjen për disa arsye. Partnerët tjerë të koalicionit janë treguar të rezervuar për këtë qëndrim duke thënë se presin të takohen me ish-presidentin Pacolli

Koalicioni Lisa për Familjen, figurativisht, i bie që ende nuk është familjarizuar mes vete.

Madje partneri kryesori i koalicionit, ka thënë se bashkëpunimi ka nisur me probleme, meqenëse personalisht i ka organizuar dy takime, por nga partnerët nuk ka marrë asnjë telefonatë e konsultim për hapat tutje.

Kjo është përgjigja të cilën ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka dhënë të martën për emisioni Debat Plus duke theksuar se e ka humbur entuziazmin.

Behgjet Pacolli – Kryetar i AKR-së deklaroi se “Ende jo, por të jem i sinqertë, kemi disa probleme. Unë nga ana ime, në fillim kam organizuar dy takime, me iniciativën time, me anëtarët e koalicionit, dhe pas atyre takimeve nuk kam marrë asnjë feedback, asnjë telefonatë apo konsultë lidhur me listat për deputetë dhe veprimet e tjera të lidhura me obligimet që dalin nga KQZ e që duhet të ndërmerren. Kjo më ka habitur shumë dhe, për të thënë sinqerisht, kam humbur mjaft entuziazmin”

Gjatë ditës kemi kontaktuar me kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Aganin. Partneri i dytë në koalicionin trepalësh na udhëzoi që të kontaktojmë bartësin e Listës për Familjen.

Ne e dëgjuam këshillën e ish-ministrit të Shëndetësisë, por nuk arritëm të kemi një qëndrim të qartë.

Eman Rrahmani – Ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tha se “S’kam ndonjë koment, asgjë hiq. (dmth. asnjë përgjigje nuk doni me e dhënë?), jo jo, s’kam, po mendoj s’kam çka me u përgjigjë për besë, atë që e ke parë ti edhe unë e kam parë, s’është që ka pasur ndonjë komunikim tjetër, duhet me u taku me të njëherë me të e pastaj (nuk kuptohet, me jep), ai s’është kësajde.”

Më 1 tetor, dy ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, e zyrtarizuan kalimin në “Listën për Familjen”, e udhëhequr nga Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika