Abazi: Cirku i Kurtit është në favor të Vuçiqit dhe në dëm të Kosovës

"Mungesa e plotë e demokracisë në LVV dhe mungesa e plotë e funksionimit të parlamentit dhe komisioneve parlamentare e bën sjelljen e Kurtit të rrezikshme dhe pa kontrolle e llogaridhënie dhe në anën tjetër Kurti ka krijuar terren të përshtatshëm për përmirësimin e pozitës së Serbisë në raport me BE"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti Haki Abazi

Deputeti Haku Abazi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sa i preket raportimeve për masat ndëshkuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Abazit, veprimet e Kurtit janë në favor të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe në dëm të Kosovës.

“Cirku i Kurtit është vetëm në favor të Vucicit dhe në dëm të thellë të Kosovës, qytetarëve dhe marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë! Kosova nuk ia ka borxh Kurtit izolimin dhe as dënimin e botës demokratike për shkak të vendimeve të pamenduara mirë dhe të bazuara në njëmendësinë qeverisëse”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi ka thënë se nga izolimi i Serbisë nga BE-ja është kthyer në izolim dhe masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Nga izolimi i Serbisë nga vendet e BE-së, është kthyer në izolim dhe masa kundër Kosovës dhe kjo është vetëm për shkak të gabimeve sistematike në dialog dhe dështimit të artikulimit të interesit të vendit tonë”, ka shtuar.

“Mungesa e plotë e demokracisë në LVV dhe mungesa e plotë e funksionimit të parlamentit dhe komisioneve parlamentare e bën sjelljen e Kurtit të rrezikshme dhe pa kontrolle e llogaridhënie, dhe në anën tjetër Kurti ka krijuar terren të përshtatshëm për përmirësimin e pozitës së Serbisë në raport me BE.”

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika