Abazi për Kurtin e Vuçiqin: Kanë shumë të përbashkëta, të dy urrejnë patologjikisht kundërshtarët

"Vuçiç dhe Kurti kanë shumë të përbashkëta, ata janë lider viktimizues të zhytur deri në fund në të kaluarën e tyre dhe historitë personalizuese në politikë, të dy urrejnë patologjikisht kundërshtarët politikë dhe urrejtjen e tyre e fshehin njëri pas shqiptarëve e tjetri pas sllavo- maqedonasve"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti Haki Abazi

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se ka kaluar “kryeministri i transformimit në kryeministrin model të mashtrimit”.

Sipas Abazit, Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kanë shumë të përbashkëta.

Të dytë janë liderë viktimizues e urrejnë patologjikisht kundërshtarët politikë ka theksuar ndër të tjera Abazi.

Nga Kryeministri i transformimit në Kryeministrin model të mashtrimit!

“’Unë flas gjuhën serbe, dinari nuk është ndaluar, unë kam shumë miq serb’ Defensiva patriotike!

Vuçiç dhe Kurti kanë shumë të përbashkëta, ata janë lider viktimizues të zhytur deri në fund në të kaluarën e tyre dhe historitë personalizuese në politikë, të dy urrejnë patologjikisht kundërshtarët politikë dhe urrjetjen e tyre e mshehin njëri pas shqiptarëve e tjetri pas sllavo- maqedonësve. Vuçiç i manipulon Serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Kosovë; Kurti manipulon shqiptarët në Luginë, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë por nuk ka arritur të manipulojë shqiptarët në Shqipëri e Mal të Zi. Këta të fundit e kanë njohur shumë mirë!

Tani fushatën elektorale Kurti e ka filluar edhe në Maqedoninë e Veriut duke e shpallur veten të kërcnuar. Ky është tentim primitiv I manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni e V. Kurti po i përçanë tutje shqiptarët në MV për t’i bërë mish për top për interesa personale politike në raport me Kryeminsitrin e Shqipërisë. Izolimi ku ka rënë Kurti e ka bërë edhe me agresiv dhe me aspak rezultate. Urime Lojrat Mesdhetare!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika