Abazoviq dhe Rama prezantojnë projektin e urës në Bojanë

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq dhe kryeministri Edi Rama gjatë takimit në ditën e mërkure në Nismën e Samitit të Ballkanit të Hapur, kanë prezantuar projektin e urës mbi Bojanë, e cila do ta lidhë Ulqinin me Velipojën

Kryeministri i Malit te Zi Dritan Abazoviq dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministrat e Malit te zi dhe Shqipërisë të mërkurën kane prezantuar para publikut projektin e përbashkët infrastrukturor ndërtimin e urës mbi Bojanë.

Të dy kryeministrat e kane kanë komentuar këtë projekt.

Kryeministri i Malit të Zi Abazoviq ka thënë se është shumë i lumtur për këtë projekt.

“Jam i lumtur për këtë projekt dhe kjo është diçka për të cilën folëm në Tiranë verën e kaluar. Tani jemi shumë afër fillimit të realizimit të kësaj ideje. Mali i Zi ka ndarë një pjesë të buxhetit të këtij viti vetëm për ndërtimin e kësaj ure. Ne do të nënshkruajmë një Memorandum Bashkëpunimi në të cilin do të specifikohen obligimet e të dyja palëve”, deklaroi Abazoviq.

Kryeministri Abazoviq edhe nëpërmjet një postimi në Twitter ka komentuar ndërtimin e kësaj ure.

Në ketë postim ai ka thënë se “kjo urë jo vetëm që do të reduktonte distancën midis qyteteve dhe vendeve, por do të ndikonte në zonat turistike të atyre vendeve”

ilustrim

“Duhet të krijojmë një marrëveshje dhe të kuptojmë se cili është buxheti total për këtë investim. Jemi pro dhe projekti është fantastik. Ura do të mundësonte një komunikim shumë më të mirë mes dy vendeve”, theksoi kryeministri i Shqiperise Edi Rama.

Sipas një komunikate nga Zyra e Kryeministrit të Malit të Zi, buxheti për vitin 2022 ka ndarë rreth 3.500.000 euro për ndërtimin e projektit të përmendur të infrastrukturës. Rreth 34 km plazhe ranore të pashfrytëzuara në zonën e dy vendeve, ka një kërkesë prej rreth 500 mijë turistë në vit. U theksua se distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është rreth 73 km dhe se me ndërtimin e urës do të reduktohej në rreth një kilometër.

ilustrim

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika