Abazoviq: Do të komunikoj me Kurtin për ndërtimin e tunelit që lidh Rozhajën me Pejën

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, flet mbi projektet e premtuara, të cilat, sipas tij, do të jenë një shembull bashkëpunimi mes dy popujve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka përmendur tri nga projektet infrastrukturore, të cilat ka premtuar që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij.

“Tri gjëra do t’i theksoj të cilat mendoj që duhet të jenë si ndryshim i infrastrukturës dhe lidhjes ndërmjet shteteve të rajonit. Një, është ura Buna për të cilën i kemi ndarë mjetet edhe me buxhet dhe kemi një marrëveshje mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe qeverisë së Malit të Zi që të realizojmë urën”, ka thënë Abazoviq për Klan Kosovën.

“Velipojën duhet ta lidhim me Ulqinin dhe ajo ka për të qenë një atraksion për turistët. Bëhet fjalë për një urë që nuk është më e madhe se 190 metra. Tash në këtë moment, prej Ulqinin për të shkuar në Velipojë është 70 km. Na duhet vetëm një urë prej 190 metrash për ta lidhur që të jetë aksesi mes dy qyteteve vetëm 10 minuta”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se modernizim e rrugës që lidh Plavën me Deçanin e sheh si projekt të rëndësishëm strategjik.

Më tutje, ai ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për ndërtimin e tunelit për lidhjen e Rozhajës me Pejën.

“Një projekt shumë më i komplikuar, por që mendoj që është shumë i rëndësishëm është të bëhet tuneli mes Rozhajës dhe Pejës. Është një ide që ekziston që shumë vite, por askush nuk është nisur që ta realizojë, nuk di a ka pasur vullnet politik për ta realizuar”.

”Me kryeministrin Kurti do të komunikoj në këtë drejtim, dhe jam mëse i sigurt që institucionet financiare evropiane e do ta kishin financuar këtë projekt, ose një përqindje që të mos i bjerë barra as Kosovës dhe as Malit të Zi. Do të ishte fantastike që njerëzit të shkojnë në një tunel dhe t’i shkurtohet rruga”, ka thënë Abazoviq mbi projektin.

I pari i qeverisë malazeze ka thënë se projekte do të mund të hapin një perspektivë të re, t’i thyejnë paragjykimet dhe të krijojnë bashkëpunim në popull.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika