Abazoviq për arrestimin e ish-kryeprokurorit special: Kam thënë se për “majën e piramidës kriminale” është vonë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan, për këtë ka reaguar edhe Dritan Abazoviq

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës.

Ish-kryeministri, Dritan Abazoviq përmes një postimi në Facebook ka shkruar se njerëzit e guximshëm bëjnë diferencën.

“Njerëzit e guximshëm bëjnë diferencën. Për shkak të kësaj, Mali i Zi është sot një vend shumë më i mirë dhe më i lirë për të jetuar sesa ishte në periudhën e mëparshme,” shkruan Abazoviq.

Lexo më shumë: Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special

Ai thotë se një vit më parë ka thënë që për Lazoviqin, Katniqin dhe “kriminelët tjerë” ishte shumë vonë.

“Fiks një vit më parë, thashë se për Lazoviqin, Katniqin dhe pjesën tjetër maja e piramidës kriminale, të cilën e kisha në shënjestër, ishte tepër vonë. Provat ishin dhe janë të sigurta. Mungon vetëm një super finale, por do të arrijë atje,” shkruan Abazoviq.

Teksa ka falënderuar të gjithë njerëzit për mbështetje.

Ndryshe, “Katniq dhe Llazoviq janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Vukas Radonjiq.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika