Abazoviq publikon informacione të reja rreth urës që do të lidhë Ulqinin me Velipojën

Pas prezantimit të projektit të përbashkët infrastrukturor për ndërtimin e urës mbi Bunën, kryeministri i Malit të Zi ka bërë të ditur se përfundimi i këtij projekti parashihet të bëhet në verën e vitit 2024

Ura e planifikuar të ndërtohet mbi Bunën

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se ura që do të lidhë Ulqinin me Velipojën, njëherësh do të lidhë 34 kilometra të plazhës ranore, të cilat vizitohen nga afro 530 mijë turistë në vit.

Përmes një postimi në Facebook, Abazoviq ka zbuluar disa informacione të reja për urën mbi lumin Buna që planifikon të lidhë dy qytetet bregdetare.

Gjatësia totale e urës do të jetë 310 metra, ndërsa hapësira ndërmjet dy shtyllave mbajtëse do të jetë 139 metra.

Njoftimi i Abazoviq në Facebook
“Kjo urë do të jetë 17 metra e gjerë dhe do të ketë dy korsi trafiku nga 3,75 metra, dy trotuare me gjerësi prej dy metrave dhe dy shtigje për biçikleta me gjerësi nga 1,25 metra”,  ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 kilometra, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 kilometër.

Mes të tjerash, Abazoviq ka njoftuar se afati i planifikuar për përfundimin e punimeve është gushti i vitit 2024.

“Ne lidhim njerëzit! Ne po forcojmë ekonominë! Ne po ndërtojmë Malin e Zi”,  ka thënë ai.

Të mërkurën e 8 qershorit, Kryeministrat e Malit të zi dhe Shqipërisë kanë prezantuar para publikut projektin e përbashkët infrastrukturor, ndërtimin e urës mbi Bojanë.

Abazoviq dhe Rama prezantojnë projektin e urës në Bojanë

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika