Abbott pas takimit për Asociacionin: S’bëhet fjalë për krijimin e një enklave monoetnike

Tashmë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka përfunduar takimi, në të cilin, është diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Gjersa ka inkurajuar Qeverinë e Republikës së Kosovës drejt formimit të Asociacionit, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e krijimit të saj

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott

“Nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklavë monoetnike”.

Kështu ka deklaruar ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, pas diskutimit të mbajtur në ambasadën amerikane në Prishtinë mbi çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjersa ka inkurajuar Qeverinë e Republikës së Kosovës drejt formimit të Asociacionit, Abbott ka thënë se i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e krijimit të saj.

“Një diskutim i mirëseardhur sot organizuar nga ambasadori amerikan me një pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes dialogut, Kosova është zotuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e krijimit të saj. Ne inkurajojmë Qeverinë që të bëjë progres në të dyja këto. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi që serbët e Kosovës të jenë pjesë integrale e Kosovës. Kosova është një vend multietnik dhe komunat e tij do të mbeten multietnike”, ka thënë ai.

Tashmë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka përfunduar takimi, në të cilin, është diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Themelimi i Asociacionit është përmendur në propozimin e fundit evropian, një plan disapikësh i ofruar nga zyrtarët amerikanë e evropianë për Kosovën dhe Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se e respekton konfidencialitetin e bisedimeve, ndërsa për Asociacionin ka shtuar se ka insistim të ndryshëm ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes. Sipas tij, marrëveshja për Asociacionin, sipas draftit fillestar, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Lidhur me këtë takim, vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar se nuk është ftuar.

Ndryse, Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë, ka prezantuar propozimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Televizioni Dukagjini ka siguruar draftin e Asociacionit, i cili është hartuar si propozim nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert Shtiftung”.

EKSKLUZIVE: FES propozon një Draft-statut për Asociacionin, ai duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës (Dokument)

Presioni i shtuar dukshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë, ka rezultuar me hartimin e një drafti të statutit si propozim për këtë mekanizëm.

Drafti është hartuar nga Fondacioni gjerman për social demokraci “Friedrich Ebert Stiftung”.

Ai përmban 18 nene. Që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika