Abdixhiku: 781 tenderë në vlerë prej 209 milionë eurove janë dhënë nga “Pushteti i Shpresës”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia në pushtet, apo siç e cilësoi ai, “Pushteti i Shpresës”, i ka dhënë 781 tenderë, në vlerë prej 209 milionë eurove. Ai ka thënë se këta tendera janë dhënë pa procedura e konkurrencë dhe se sipas tij, ka pasur marrëveshje një me një. Abdixhiku është shprehur se këto çështje do t’i trajtojnë gjatë ditëve në vijim

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se 781 tenderë në vlerë prej 209 milionë eurove janë dhënë me negocim të drejtpërdrejtë nga Lëvizja Vetëvendosje, siç e cilësoi ai, “Pushteti i Shpresës”.

Abdixhiku ka thënë se kjo është bërë pa procedura e pa konkurrencë dhe se nuk ka garë, por, sipas tij, ka marrëveshje një me një.

“Kështu janë ndarë plot 209 milionë euro; 781 herë! 30 milionë vitin e parë; 70 milionë në të dytin, 109 në të tretin. Sa më gjatë në pushtet, aq më i mësuar zanati!”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Ai ka treguar se në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), 13 tenderë me negocim të drejtpërdrejtë, i janë dhënë një biznesi të njëjtë.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për shërbime të IT-së, 15 milionë euro me negocim, pa procedurë e pa konkurrencë, i janë dhënë një biznesi me një tender. Plot 15 milionë euro me muhabet të drejtpërdrejtë; në një fushë me dhjetëra biznese me shërbim të njëjtë!”, ka thënë ndër të tjerash Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku është shprehur se VV-ja debatit në Kuvend “i ikën”, por, sipas tij, të vërtetës nuk mund t’i ikin, duke shtuar se këto çështje do t’i trajtojnë ditëve në vijim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika