Abdixhiku bën homazhe në Prekaz: Në këtë rënie të tyre lindi edhe përpjekja finale për liri dhe pavarësi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas homazheve në Prekaz

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Pas homazhe, Abdixhiku ka thënë se me rënien heroike të familjes Jashari dhe të tjerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka lindur përpjekja përfundimtare për liri dhe pavarësi.

“Sot e nderojmë 25-vjetorin e epopesë, ku në këtë tempull rënë heroikisht familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari dhe në këtë rënie të tyre lindi edhe përpjekja jonë finale për liri dhe për shtet e për pavarësi”, ka thënë ai.

Po ashtu, kreu i LDK-së ka thënë se mbi sakrificën ultime të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve të tjerë të UÇK-së, qëndron edhe rrugëtimi i ardhshëm i Kosovës për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane.

“Mbi sakrificën ultime të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari dhe gjithë të rënëve të tjerë të UÇK-së, qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane, dhe këtë rrugë në këtë ditë duhet ta kujtojmë gjithnjë edhe si shenjë uniteti të brendshëm, por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë, lavdi gjithë të rënëve të UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas homazheve në Prekaz

Ndërsa, homazhe në Prekaz të hënën ka bërë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se sakrifica e familjes së komandantit Adem Jashari e ka sjellë lirinë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ai është shprehur se sakrifica e tyre i ka dhënë drejtim luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe e qytetarëve tanë. Andaj, si çdo shqiptar e konsiderojmë obligim për të ardhur në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari, për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafundmë për sakrificën e tyre titanike, e cila i dha drejtim luftës”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të cilët, ka thënë se ndihet mungesa e tyre.

“Padyshim që të ditë të shënuara si kjo, ne në këto vitet e fundit e ndjejmë shumë mungesën edhe të themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët janë të privuar nga liria dhe po mbahen larg nesh, andaj në ditë të tilla besojmë që çdo shqiptar para se gjithash duhet ta kujtojë dhe ta vlerësojë në mënyrën më të veçantë këtë sakrificë të familjes Jashari, por po ashtu edhe jetën që e ka dhënë secili dëshmor i luftës çlirimtare të UÇK-së”, tha Krasniqi.

Gjatë ditës, Prekazin do ta vizitojnë edhe partitë e tjera opozitare, si dhe krerët e institucioneve.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika