Abdixhiku: Distancimi nga aleatët, Serbia nuk e ka menduar as në ëndrrat më të mira

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka thënë se një “grup mjeranësh” nuk guxojnë të lihen të sjellin Kosovën në pozita të tilla dhe njëherit, të lënit këtë të fundit pa aleatë, sipas tij paraqet një akt tradhëtie

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka bërë një reagim për raportin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ç’rast, ecjen e Kosovës përkrah SHBA-ve e ka cilësuar sikurse akt patriotik gjersa ka theksuar se distancimi nga SHBA-të nuk ishte menduar as në ëndrrat më të mira të Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se as në ëndrrat e Serbisë nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë.

“Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje. Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndrrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë”, ka shkruar ai.

Krahas kësaj, Abdixhiku ka thënë se një “grup mjeranësh” nuk guxojnë të lihen të sjellin Kosovën në pozita të tilla dhe njëherit, të lënit këtë të fundit pa aleatë, sipas tij paraqet një akt tradhëtie.

“Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë. Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti”, ka shkruar ai.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika