Abdixhiku e konfirmon tentimin për atentat: Nuk ndihem i rrezikuar, organet e rendit po merren me rastin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas raportimit për tentim për atentat, ka thënë se nuk ndihet i rrezikuar dhe se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa e ka konfirmuar tentimin për atentat, ka thënë se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme.

Kështu ka folur ai para mediave, teksa shtoi se nuk ndihet i rrezikuar.

“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt”, ka thënë Abdixhiku, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

Para mediave ka folur edhe deputeti Armend Zemaj, i cili ka pohuar ato që ka thënë Abdixhiku, duke mos përmendur se kush janë kundërshtarët politikë.

Ndryshe, Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka pranuar raportime nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ekzistimin e planeve për atentat ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj partie.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhej në njoftimin e policisë.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike thanë se sipas informatave të marra nga një shërbim i huaj, zbuluan se kërcënimi ishte drejtuar ndaj kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të saj.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se për këtë çështje janë informuar nga një agjenci zbulimi në Bashkimin Evropian.

“Mund të konfirmoj që jemi informuar për këtë çështje për një lloj planifikimi dhe lloj njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës, individë që kanë rënë në përgjime të një prej agjencive inteligjente kryesore të vendeve të Bashkimit Evropian dhe nga ajo që na është thënë neve, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, u shpreh Shala.

Zoti Shala tha se, sipas informatave, kërcënimet për atentat kanë të bëjnë për motive politike nga një rrjet i gjerë personash.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika