Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se pozicioni i partisë së tij mbi një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje mbetet i pandryshueshëm, duke e arsyetuar refuzimin me dallimet thelbësore ideologjike dhe praktike mes dy subjekteve politike.
Në Debat Plus, Abdixhiku ka kritikuar veprimet e LVV-së, duke thënë se ajo ka krijuar një atmosferë urrejtjeje dhe përçarjeje politike, duke izoluar Kosovën dhe duke shkelur Kushtetutën.
Sipas tij, LVV ka mashtruar qytetarët dhe nuk është në gjendje të marrë përgjegjësitë politike si duhet.
“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm. Kemi dallime thelbësore me VV. Është kontribut kombëtar i LDK-së të emancipojë skenën politike, duke mosbashkëpunaur me një lëvizje që ka ngjall urrejtje e përvarje, që ka izoluar Kosovën, nuk beson në vlera pragmatike, bazike të Kosovës. Që uzurpon qeverinë përkundër një vendimi të Gjykatës Supreme që e shkel Kushtetueses 30 herë. Që mashtron para popullit, thotë ‘i kam votat dhe më testoni’ dhe nuk është në gjendje me dal me thënë si burrë nuk i kam prej ditës së parë, më duhet marrëveshje politike dhe nuk është fundi i botës nëse të refuzojnë krejt. Behu burrë një herë mos mashtro kaq thjeshtë”, ka thënë Abdixhiku.