Abdixhiku: Ikja e stafit shëndetësor është problem kombëtar, Kosova duhet ta trajtojë me urgjencë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ikja e stafit shëndetësor duhet të trajtohet me urgjencë. Gjatë takimit me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, është shprehur se ata meritojnë një të ardhme të mirë në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takim me studentët e Fakultetit të Mjekësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, këtë të premte e ka vizituar Fakultetin e Mjekësisë, ku ka zhvilluar një takim me disa studentë të këtij fakulteti.

Ai ka thënë se ka diskutuar me ata për kushtet që kanë dhe çfarë ata presin për të ardhmen.

Abdixhiku ka theksuar se Kosova duhet ta trajtojë me urgjencë ikjen e stafit shëndetësor nga Kosova, pasi ky është një problem kombëtar.

“Këtë mëngjes, takova studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin. Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtojë me urgjencë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa, ka theksuar se pagat, sigurimi shëndetësor e investimet kapitale mbesin zgjidhje e pazëvendësueshme.

“Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, Abdixhiku është shprehur se këta studentë të Mjekësisë meritojnë një të ardhme më të mirë, dhe Kosova e meriton një gjeneratë të tillë në ardhje në shëndetësi.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika