Abdixhiku: Institucionet tona duhet të koordinohen me të gjitha organet lokale për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve në Pejë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me vërshimet e së shtunës në Pejë ka thënë se "Institucionet tona duhet të koordinohen me të gjitha organet lokale për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve tona në përballje me këtë situatë”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas humbjes së jetës së nënës dhe fëmijës së saj 5-vjeçar si pasojë e reshjeve të shiut në komunën e Pejës.

“Institucionet tona duhet të koordinohen me të gjitha organet lokale për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve tona në përballje me këtë situatë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pas vërshimeve të shiut të cilat shkaktuan viktima dhe dëme materiale.

“Ngjarja tragjike e vdekjes së nënës dhe fëmijës së saj është humbje e madhe për familjen, për qytetin e Pejës si dhe për të gjithë ne. Prandaj në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve, ndërsa të lënduarve tjerë shërim të shpejtë e të plotë. Në kohë të vështira si kjo nga fatkeqësitë natyrore të cilat dhe janë të paparishkueshme duhet të jemi solidarë dhe të përkrahim njëri-tjetrin”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së është shprehur se solidariteti dhe bashkëpunimi janë thelbësore në momente të tilla për të ndihmuar “bashkëqytetarët të ngrihen përsëri pas një fatkeqësie tragjike”.

“Si kryetar i LDK-së, falënderoj të gjitha organet lokale, njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së si dhe të gjithë qyetarët për angazhimin e tyre për të tejkaluar këtë situatë. Po ashtu lus të gjithë të tregojnë kujdes të shtuar deri në menaxhimin e plotë të situatës”, ka shtuar ai.

Kreu i LDK-së u ka bërë thirrje institucioneve qendrore të mobilizojnë të gjithë mekanizmat shtetëror për t’u dalë në ndihmë të menjëhershme qytetarëve të prekur nga vërshimet.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika