Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj, tani vendimi është i LDK-së

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se pas ofrimit të dorëheqjes së tij nga pozita e kryetarit, vendimi tani i takon tërësisht LDK-së.

“Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së. Dua ta them qartë; nuk jam i lidhur pas pozitës. Jam i lidhur pas shtëpisë. Dhe shtëpia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim në anëtarësinë e saj dhe në secilën kërkesë të tyre. Më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofrojë një politikan. Eliminimet politike mund të jenë legjitime si aspiratë, por edhe për to vendos anëtarësia si tërësi, jo ne individualisht”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar rëndësinë e debatit të hapur brenda partisë, duke shtuar se vendimi i tij nuk lidhet me protagonizëm apo rrjete sociale, por me ruajtjen e rregullit, dinjitetit dhe besimit brenda LDK-së.

Abdixhiku ka bërë të qartë se interesi i partisë dhe i anëtarësisë është mbi çdo interes personal, dhe çdo vendim për të ardhmen e partisë do të merret nga Kuvendi i LDK-së.

“Ta keni të qartë. Jo sot, jo dje po gjithëherë: Fatin tim politik e vendos përballë LDK-së, jo mbi LDK-në. Dhe çfarëdo vendimi që merr Kuvendi, do ta respektoj me nder dhe qetësi”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ai ka kërkuar që të gjithë të sillen pa dramë e pa protagonizëm.

Bajrami jep dorëheqje si nënkryetare e LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika